PËRGJIGJE NGA KURANI 3
A mundet që një njeri t’ja dedikojë tërë jetën e tij Zotit? Si duhet të jetë dashuria ndaj Zotit? Çfarë nënkupton të qënit i afërt me Zotin? Pse njerëzit nuk mund të jenë të lumtur nëse nuk ndjekin udhën dhe fenë e Zotit? A mundet që dikush të thotë “kjo është mjaft” pasi të ketë arritur një shkallë të caktuar të moralit? Si duhet të sillet dikush ndaj një arroganti? A zemërohen besimtarët ndonjëherë? Me qëllim që të mësoni përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe të tjerave si këto, shihni këtë film, i cili përbëhet nga tre pjesë të realizuara me pyetje të shkurtra dhe përgjigje mjaft të qarta për to.