FILOZOFIA CIONISTE DHE IZRAELI
Në të kaluarën Palestina njihej si vend i paqes, tolerancës dhe drejtësisë. Popuj të feve të ndryshme jetonin në mënyrë vëllazërore duke i kryer adhurimet e tyre me respekt dhe tolerancë reciproke. Kjo fazë e paqes në histori shënohet gjatë periudhës së sundimit të muslimanëve. Me çlirimin e regjionit në vitin 637 nga e hazreti Omerit, më pushteti ishte në duart e muslimanëve. Ky pushtet tregoi një tolerancë të madhe ndaj Krishterëve dhe Hebrenjve që jetonin aty. Pushtetet myslimane duke u bazuar në parimet morale të Kuranit, mundësuan që popujt me përkatësi të ndryshme fetare besimet e tyre t’i kryejnë ashtu siç duhet dhe të jenë të lirë. Kurse sot në këto vende mbretëron terrori, lufta, internimi dhe vrasjet. Dëshira e gjithë atyre njerëzve që kanë ndërgjegje të pastër është që lufta e përgjakshme që zgjatë më tepër se gjysëm shekulli të përfundoj sa më shpejtë, dhe populli arab dhe hebrenj të jetojnë në paqe. Nëse te të dy palët mbizotëron arsyeja, gjykimi i shëndoshë dhe ndërgjegja, atëherë ka mundësi për paqe.