POPUJT E ZHDUKUR - 2 (PËRFUNDIMI I FARAONIT)
Zbulimet e reja historike dhe arkeologjike lidhur me popujt të cilët përmenden në Kuran, edhe një herë dëshmojnë për vërtetësinë e lajmeve që i jep Kurani. Njeriut i takon vetëm që të merr mësim nga gjendja në të cilën kanë rënë këta popuj dhe të kërkoj shkaqe që edhe më tepër t’i afrohet Allahut. Vetëm me anë të kësaj rruge mund të shpresoj se do të jetë në grupin e njerëzve të cilët do të shpëtojnë në botën e ardhshme (ahiret). Në këtë film do të shfaqim shkatërrimin e popullit Sebe të cilët jetonin në një gjeografi shumë estetike me kopshte dhe ara të begatshme, poashtu edhe shkatërrimin e mbretit Egjiptian Faraonit dhe ithtarëve të tij, i cili në momentin kur iu afrua vdekja pohoi se e beson Allahun.