RRETH FAKTEVE TË KRIJIMIT
Kur ne e hulumtojmë botën e qenieve të gjalla, hasim shumë shembuj mahnitës të “teknologjisë”. Në trupin e një insekti të imët ose në sipërfaqen e një bime, gjenden sisteme marramendëse, të dizajnuara me një precizitet të madh. Të gjitha këto tregojnë që ekziston një “dizajn” i përsosur në qeniet e gjalla. Është e pamundur që ky dizajn të jetë produkt i “rastësisë”, siç e trajton teoria e evolucionit e Darvinit. Është evidente që këto qenie të gjalla janë sjellë në jetë nga një Krijues, I cili ka fuqi mbi tërë natyrën.